Home Ballina Zyrtari i lartë nga BE-ja “shuplakë” Mogherinit, për çështjen e Kosovës!

Zyrtari i lartë nga BE-ja “shuplakë” Mogherinit, për çështjen e Kosovës!

68
0
SHARE

Shefi i delegacionit të BE-së për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan, ka kritikuar ndërmjetësuesen e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherinin, duke thënë se Bashkimi Evropian ka treguar mungesë të lidershipit në udhëheqjen e dialogut.

“Kërkoj falje znj.Mogherini, por BE ka treguar qartë mungesë të lidershipit në dialog. Negociata të tilla mund të kenë sukses vetëm nëse tregoni se jeni të fortë si udhëheqje. BE-ja duhet të jetë më e fortë në dialog për të parashikuar mië mirë ngjarjet dhe reagimet ndaj tyre”, ka thënë Kukan.

Kukan ndër të tjera ka treguar se nuk është shumë optimist për arritjen e një marrëveshje të shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij vendosja e afateve nuk është e dobishme, edhe pse konstaton se “nuk mund të negociohet në afate të pacaktuara”.

Ai thotë se marrëveshja tashmë do të varet shumë nga administrata e re që do të vendoset në BE pas zgjedhjeve.

“Shumë do të varet nga personaliteti i përfaqësuesit të ri të lartë apo përfaqësueses, dhe se si do ta marr rolin e tij në dialog”, ka thënë Kukan, duke përmendur faktin se tashmë dialogu është bllokuar dhe se për një kohë të gjatë s’ka pasur reagime adekuat të BE-së për të përmirësuar situatën.”

Ish-diplomati sllovak thotë se është e pamundur që pa presion të jashtëm dhe pa udhëheqjen e BE-së të shkohet përpara me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kukan thotë se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e domosdoshme dhe se pa këto shtete nuk mund të flitet për Evropë.

Ai ka përcjellë edhe një mesazh për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që të mundohen sa më shumë të përforcojnë raportet me Parlamentin Evropian.

“Pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor nuk mund të flitet për të gjithë Evropën, por kjo nuk është edhe qëndrimi i shumë kolegëve të mi këtu në Parlament, si dhe shumë politikanëve kryesor në Evropën Perëndimore. Besoj se procesi i zgjerimit do të vazhdojë dhe kjo është e nevojshme. Sa i përket vendeve të rajonit, mesazhi im është që këto vende të luajnë rol shumë aktiv për të vendosur raporte të mira me Parlamentin Evropian, në mënyrë që deputetët të jenë të gatshëm për t’u angazhuar dhe mbështetur procesin”, ka thënë ndër të tjera Eduard Kukan.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of