Home Futboll Zyrtare: Real Madridi njofton se e ka shitur Cristiano Ronaldon te Juventusi

Zyrtare: Real Madridi njofton se e ka shitur Cristiano Ronaldon te Juventusi

134
0
SHARE

Është klubi mbretëror i Real Madridit ai që e ka bërë zyrtare largimin e lojtarit drejt Juventusit.

Ata kanë lëshuar një komunikatë për media ku kanë falënderuar lojtarin që ka thyer shumë rekorde.

“Real Madrid CF njofton se bazuar në vullnetin dhe me kërkesën e shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo ka rënë dakord për transferimin e tij në Juventus FC”.

“Sot Real Madrid dëshiron t’i shpreh mirënjohje lojtarit i cili u tregua si më i miri në botë duke shkruar faqe të ndritshme të historisë së klubit tonë”.

“Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit”.

Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje.

Ai ka fituar 16 tituj, duke përfshirë 4 Liga të Kampionëve, tri prej tyre me radhë.

Klubi nuk e ka bërë të ditur shumë e transferimit, por mësohet se janë paguar 105 milionë euro.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of