Home Futboll Zyrtare: Ish-shefi ekzekutiv i Arsenalit i bashkohet Milanit

Zyrtare: Ish-shefi ekzekutiv i Arsenalit i bashkohet Milanit

11
0
SHARE

Milani edhe zyrtarisht e ka emëruar Ivan Gazidisin në rolin e shefit ekzekutiv të klubit, duke e përshkruar emërimin e tij si shenjë të qartë të ambicieve të tyre.

Gazidis u emërua në bordin e Milanit të mërkurën në mëngjes gjatë takimit të aksionarëve në zyrat e klubit, transmeton Gazeta Express.

“Jemi të lumtur me emërimin e Gazidis”, thuhet në një komunikatë të Milanit.

“Kjo është shenjë e qartë se pronarët e rinj kanë synime të rëndësishme që duan t’i arrijnë në një periudhë afatmesme dhe afatgjate”, thuhet më tej në njoftim.

53-vjeçari, i cili vjen nga Arsenali, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2020.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of