Ballina, ShowBiz

Zoe Saldana bëhet me yll në Hollywood

Zoe Saldana bëhet me yll në Hollywood

Aktorja Zoe Saldana u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood, të enjten më 3 maj.

Regjisori i filmit “Avatar”, James Cameron, i cili është në realizim e sipër të vazhdimeve të filmit rekord-thyes të vitit 2009, qe i pranishëm në ceremoninë nderuese të Saldanas, e cila e portretizon një prej roleve protagoniste në filmin e suksesshëm të arkave filmike.

Poashtu, duke e shoqëruar mikeshën e saj në këtë ngjarje të rëndësishme ishte edhe aktorja Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, transmeton emisioni Express në KTV.

Zoe dukej e emocionuar në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj, teksa pozonte para tij, në shoqërinë e miqve dhe familjes së saj.

Me një ngjarje që zhvillohet në hënën e imagjinuar të quajtur Pandora në vitin 2154, filmi i mbushur me efekte speciale, “Avatar”, në të cilin poashtu luanin aktorët Sam Worthington dhe Sigourney Weaver, arriti suksese të papara në arkat filmike botërore, duke thyer rekorde dhe duke i arkëtuar rreth 2.8 miliardë dollarë.

Roli i fundit i Saldanas është ai në filmin e studios Marvel, “Avengers: Infinity War”, i cili poashtu pritet të pozicionohet në maje të top listës së filmave më të shikuar në Amerikë dhe Kanada.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads