Ballina Ballina Zhytësi më i njohur në Kosovë: Trupat e policëve nuk ka shans...

Zhytësi më i njohur në Kosovë: Trupat e policëve nuk ka shans të jenë bartur në Maqedoni

280
0
SHPËRNDAJE

Për të tretën ditë me radhë, Policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe qytetarë vullnetarë po zhvillojnë kërkime për dy policët e zhdukur të aksidentuar me veturë zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, të cilët kanë rënë në rrjedhën e lumit Lepenc. Për gjetjen e policëve janë angazhuar rreth 170 persona. Por në mesin e kërkuesve mungon eksperti i zhytjes Ismail Kasumi. Ai në një deklaratë për Gazetën Express, shpreh bindjen se trupat e dy policëve të zhdukur gjenden në lumin Lepenc, në anën e Kosovës

Nuk beson se trupat e dy policëve të cilët u aksidentuan në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit dhe ranë në lumin Lepenc mund të jenë bartur në pjesën maqedonase. Eksperti i zhytjes, Ismail Kasumi, në një intervistë për Gazetën Express ka treguar se nuk është duke marrë pjesë në operacionin e kërkimit për dy policët i cili është duke vazhduar tash e tri ditë.

Ai thotë se nuk ka marrë asnjë ftesë nga organet e hetuesisë kosovare, anipse thekson se është i vetmi zhytës që i ka pajisjet adekuate për këtë punë. Por, Kasumi shprehet se në bazë të përvojës beson se trupat e dy policëve, Malësorit dhe Armendit, ende gjenden në ujërat e Lepencit brenda territorit të Kosovës.

“Unë besoj që ata persona, nëse kanë ra në lumë, ata nuk kanë mujt me e kalu territorin e Kosovës. Ai lumë nuk është i thellë, në rrjedhën që është ka lumi janë duke i bërë ca gërmime, aty mund të jetë krijuar ndonjë pusetë. Unë kurrsesi nuk besoj që trupat janë bajtë për në territorin e Maqedonisë”, thotë ai.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments