Kosovë, Lajme

Zgjedhjet e reja brenda PDK-së mbahen këtë vit

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se zgjedhjet brenda kësaj partie do të mbahen gjatë këtij viti.

“Si PDK kemi vendosur që në vitin 2018 të mbajmë zgjedhjet në parti dhe kjo konferencë për shtyp e hapë procesin zgjedhor në PDK, proces ky që do të fillojë gjatë ditëve-javëve të ardhshme dhe i cili do të duhej të përmbyllet në javët e fundit dhe muajin e fundit të 2018-së”,ka thënë Hoxhaj në konferencë për media.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së të mbajtur sot është diskutuar gjatë për këtë proces zgjedhor dhe për një program dhe platformë të re e cila do të ketë risi dhe zhvillime të reja politike.

“Kemi pasur edhe debat për statutin e partisë se çfarë duhet të ndryshohet në statut dhe çfarë këto ndryshime do të duhej të reflektojnë në procesin zgjedhor”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj u shpreh se zgjedhjet e reja në PDK nënkuptojmë një hapje të mirëfilltë të PDK-së në nivelin lokal dhe qendror.

“Me këtë proces PDK do të rikonfirmohet si një forcë e mirëfilltë e ndryshimit siç kemi qenë në këto 20 vitet e fundit”, theksoi Hoxhaj.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads