Ballina Ballina Zëdhënësi i Policisë jep detaje për hetimet e aksidentit të dy policëve...

Zëdhënësi i Policisë jep detaje për hetimet e aksidentit të dy policëve në Kaçanik

248
0
SHPËRNDAJE

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka folur rreth aksidentit të dy policëve të zhdukur afër lumit Lepenec.

Gashi ka treguar se sot janë kryer disa kërkime edhe në disa zona në mënyrë më të detajuar, e ku kanë dyshuar se mund të jenë trupat e policëve, të zhdukur që katër ditë.

“Edhe sot prej orës 9 kemi vazhdu me kërkimet dhe kanë marrë pjesë të gjitha njësitet që janë këtu, Policia, FSK, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, vullnetarë po edhe pse i kemi kry disa kërkime, më të detajuara në disa vende ku kemi dyshuar, por prapëseprapë nuk kemi gjetur diçka të re”, ka thënë ai.

Gashi më tej ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket kërkimit të trupave edhe në Maqedoni ku ka dyshime se mund të jenë bartur trupat nga lumi.

“Sa i përket kërkimit të Maqedonisë ata janë në autoritetin e tyre ndërsa ne deri në kufi jemi duke i vazhduar hetimet dhe nuk do të humbim shpresat dhe do të vazhdojmë kërkimet dhe shpresojmë që në ditët e ardhshme do të dalim me rezultate”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Policisë nuk ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e dy policëve meqë ka treguar se tashmë prokurori dhe hetuesit po merren me shkaqet e aksidentit si dhe ekzaminimin e veturës dhe provave.

“…tani e tutej Prokurori është duke marrë me hetimet dhe hetuesit dhe tani pritet derisa prokurori të përfundojë me ekzaminimin e veturës dhe fakteve tjera”, ka thënë zëdhënësi Gashi nga vendi ku po kërkohen policët e zhdukur.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments