Home Futboll Ylli i Tottenhamit ende në pritje të Interit

Ylli i Tottenhamit ende në pritje të Interit

24
0
SHARE

Mesfushori i Tottenhamit Mousa Dembele është ende në pritje të një oferte nga Interi, raporton Gazeetta dello Sport.

Megjithatë, sipas të përditshmes italiane, dita e premte do të jetë pikë kthese në bisedime mes klubeve për belgun, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani Dembele nuk ka marrë oferta të larta nga Kina, dhe me afatin kalimtar që do të mbyllet më 13 korrik në vendin aziatik, kalimi i tij në Superligën kineze për të po duket i pamundur.

Interi mund ta shfrytëzojë këtë rast për ta blerë belgun, i cili po ashtu mund të bindet t’iu bashkohet zikaltërve nga lojtari i tyre më i ri, bashkëkombësi i Dembeles, Radja Nainggolan.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of