Kosovë, Lajme

Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës!

Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, është shprehur i shqetësuar kur gjatë ditës së djeshme ka parë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në territorin e Kosovës

Në një prononcim për Indeksonline, Surdulli ka treguar se 8 pjesëtarët e ushtrisë serbe kanë qenë të uniformuar dhe me helmetë në kokë dhe me armë të gjata teksa kanë patrulluar në brendi të territorit të Kosovës.

“Të dielën kah ora 13:30 duke ardhur nga mali kufiri me Serbi kaluan nëpër rrugën kryesore të lagjes se Bernjasheve ku edhe unë jetoj me familje në këtë lagje në drejtim të rrugës kryesore Novosellë-Karaçevë, një grup prej rreth 8 pjesëtarë të uniformuar, me helmeta në kokë dhe me armë të gjata. N me një fqinjë, Baftjar Bernjashi ishim në oborr të shtëpisë sime dhe menduam që këta pjesëtarë të ushtrisë janë të KFOR-it ukrainas të cilët ka pasur raste që kanë kaluar kësaj rruge deri sa KFOR-i Amerikan dhe ai Turk më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë. Më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre police te vijës se gjelbër ne lagjen tone dhe u shprehen te shqetësuar duke thënë se kane qene pjesëtarë te ushtrisë serbe sepse i kane përcjellë nga distanca se ata kane vazhduar deri diku afër rrugës kryesore për Karaçevë të poshtme dhe janë kthyer për fshatin Breznicë të Rep. të Serbisë, fshat i banuar me shqiptarë. Kurse dje kanë ardhur ushtria Amerikane dhe ajo Turke të KFOR-it me autoblinda dhe një helikopter te cilët e kanë vëzhguar sikur edhe shpeshherë tjera këtë zonë kufitare. Territori i kësaj lagje por edhe në përgjithësi i Karaçevës nuk kontestohet që është territor i Republikës së Kosovës, prandaj është shumë skandaloze dhe e papranueshme nga banoret e kësaj lagje dhe ne përgjithësi e fshatit Karaçevë kalimi i ushtrisë serbe në territor te Republikës se Kosovës. Kërkojmë nga KFOR-i, por edhe nga Policia e Kosovës si dhe nga institucionet tjera te Republikës se Kosovës që kjo kurrë mos të përsëritet sepse mund te ketë pasoja ne pasigurinë e banorëve”, ka deklaruar Surdulli.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads