Botë, Lajme

Xhaferi: Do të shpërthente luftë qytetare nëse do të vritej ndonjëri lider natën e 27 prillit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka theksuar se nëse do të vdiste ndonjëri nga liderët natën e 27 prillit në Kuvend, do të ndodhnin trazira dhe do të shpërthyente luftë qytetare. Ai këtë e tha në intervistën mbrëmë në Top Tema në Telma.

Ai theksoi se gjatë incidentit ka komunikuar me familjen, mediat si dhe përfaqësuesit e partisë së tij.

Sipas tij, nëse Ahmeti do të ishte në Kuvend më 27 prill tërë urrejtja e qytetarëve do të zbrazej tek ai, duke pasur parasysh të kaluarën vitin 2001.

“Prania e tij do të rezultonte me ate që i ndodhi Selës. Në procedurën gjyqësore po dëshmohet se Selën e lanë pasi që menduan se ka vdekur”, ka thënë Xhaferi. Para se të shkojë atë natë në shtëpi, shkova e vizitova Selën.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads