Ballina, Kosovë, Lajme

Vuçiq sot e nesër me Erdoganin, pasnesër me Putinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar sot në Stamboll, ku nis vizitën dyditëshe në Turqi. Në aeroport ai u prit nga presidenti turk, Taip Erdogan, transmeton Koha.net.

Serbia ka shumë çështje të përbashkëta me Turqinë, duke filluar që nga politika deri tek ekonomia, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të vizitës në Turqi.

Në një takim me gazetarët në Presidencën Serbe në Beograd, Vuçiçq vlerësoi vizitën zyrtare që do të bëjë më 7 maj në Turqi.

Ai tha se marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë, e cila është firmosur tetorin e kaluar, ka bërë që eksporti i mishit të Serbisë të rritet me 22 ose 23 për qind.

“Kjo hap mundësi të reja për të ardhmen. Kemi shumë çështje të përbashkëta me Turqinë, duke filluar nga ato politike e deri tek ato ekonomike, shtuar edhe faktin se turqit janë turistët më të shumtë, numër të cilin dëshirojmë ta rrisim”, tha Vuçiq.

Pas ë Turqisë, më 8 maj Vuçiq udhëton në Rusi, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin. Vuçiq tha se takimi me Putinin do të ketë efekte pozitive në marrëdhëniet dypalëshe dhe vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads