Lajme

Vuçiq: ROSU mund të hyjë në veri me dy kushte, ju tregoj cilat janë ato

Aleksandër Vuçiq thotë se ROSU mund të hyjë ne veriun e Kosovës me dy kushte. Sipas tij, këto dy kushte janë: me lejen e KFOR’it dhe me pajtimin e serbëve në veri.

“Kjo është gjithë e vërteta dhe vetëm e vërteta. Kushdo që thotë diçka tjetër është një gënjeshtar i madh”, ka thënë Vuçiq shkruajnë mediat serbe, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013, është garantuar që NATO’ja është ajo që ka për detyrë të ruajë sigurinë në Kosovë.

“Ata ndoshta duan ta harrojnë këtë pjesë të marrëveshjes por nuk ka hyrje në veri pa pajtimin e NATO’s dhe numër dy, pa u arritur një pajtueshmëri edhe me serbët e veriut”, ka thënë ai.

Vuçiq thotë se ka dëgjuar ‘shumë gënjeshtra lidhur me këtë çështje’ dhe se ‘për këtë është detyruar të dalë dhe t’ia thotë popullit të vërtetën

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads