Ballina Lajme Vuçiq porosit Thaçin: Lexoje marrëveshjen

Vuçiq porosit Thaçin: Lexoje marrëveshjen

293
0
SHPËRNDAJE

Kryetari serb Vuçiq flet për takimin me presidentin Thaçi në raundin e ardhshëm të bisedimeve. “Prishtina le ta lexojë marrëveshjen”, përgjigjet ai në vërejtjen e Kosovës se tema prioritare është marrëveshja për energjetikë.

Siç është paralajmëruar nga kabineti i komisares evropiane Frederica Migherini, dy presidentët do të vazhdojnë punën në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, do t’i shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese, do të raportojnë për zbatimin e tyre dhe do të bisedojnë për hapat e ardhshme në mënyrë që dialogu të intensifikohet, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Vuçiq ka konfirmuar se do të takohet me Thaçin, me vërejtje se nuk është as optimist e as pesimist.“E kam marrë thirrjen zyrtare, dhe delegacioni i Serbisë gjithqysh do të shkojë. Do të jetë në Bruksel deri të premten në takime më pak atraktive për medie, dhe të dielën do të takohem me Thaçin. Do të shohim se a do të zgjasë takimi edhe për të hënën, pasi ekziston një ide e tillë”

“Të premten dhe të shtunën, do të zhvillohen bisedimet në nivelin teknik, të cilat do t’i udhëheqin Avni Arifi dhe Marko Gjuriq. Sa i përket porosisë së politikanëve nga Kosova se për ta është tema me prioritet marrëveshja për energjetikë, ata duhet ta lexojnë marrëveshjen e përgjithshme nga viti 2013, e cila nuk flet për atë se çfarë ata dëshirojnë. Ajo është marrëveshje e përgjithshme. Madje edhe për të nevojitet implementimi i AKS. I lutem që ta lexojnë atë çfarë kanë nënshkruar dhe të mos flasin budallallëqe”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka vazhduar duke thënë se “nuk bëhet fjalë për ndërrimin e territoreve, për të cilin ka folur këshilltari i Thaçit, Rexhep Hoti, me të cilin Sanxhaku dhe jugu i Serbisë do t’i takonin Kosovës në shkëmbim për veriun e Kosovës. A kanë menduar pak për Vojvodinën, Beogradin, se Shumadia nënkuptohet… Çfarë të them, natyrisht se po tallem”, i ka thënë Vuçiqi gazetarëve.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments