
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott, me të cilin diskutoi për situatën në Kosovë.
Kreu i shtetit serb ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përdorin ndikimin politik dhe ta paralajmërojë Kosovën pasi siç tha ai “lëvizjet e saj kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, transmeton Klan Kosova.
“Këmbëngulja e Prishtinës për taksat rreth mallrave nga Serbia qendrore dhe për më tepër formimi i të ashtuquajturës ”ushtria e Kosovës” shkakton shqetësim të madh për Serbinë për të ardhmen e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 15 dhjetor të mbahet seanca ku do të votohet për formimin e ushtrisë.