Home Ballina Vuçiq flet për protestat në Kosovë: Shqiptarët i gëzohen dështimit tim

Vuçiq flet për protestat në Kosovë: Shqiptarët i gëzohen dështimit tim

79
0
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sot për informacionin që të gjitha mediat shqiptare në Kosovë, si lajm kryesor kanë transmetuar protestat e serbëve kundër, duke thënë se mjafton për të parë se kush është duke pritur rënien e tij.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Vërshac, ku u tha gazetarëve se për të ishte interesante ajo që Rada Trajkoviq tha se ‘protestat nuk mund të fshihen deri në Londër’.

“Ku gjendet Londra? Kishte vetëm 19 persona në Graçnicicë, pesë prej tyre ishin gjithashtu në protestën në Mitrovicë, ku jetojnë 19,000 serbë”, vuri në dukje ai.

Ai shtoi se shqiptarët janë kundër dhe gëzohen për dështimin e tij, pasi si lider serb po i mbron interesat e serbëve në Kosovë dhe kjo e bën më të suksesshëm.

Ndryshe, mbrëmë janë zhvilluar protesta në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë, ku protestuesit po e akuzojnë Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave, si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of