Jetë, Shendetesi

Vuani nga pagjumësia dhe nuk flini dot? Ja cili është përbërësi natyral dhe magjik që ju ndihmon në këtë pjesë.

Përbërësi natyral që na bën të flemë 8 orë dhe që nxit tretjen e yndyrave është një nektar i shumë përdorur në kuzhinë. Ky përbërës ka cilsi shumë të mira për parandalimin e sëmundjeve madje lufton dhe sëmundjet e stomakut. Ka cilësi  terapeutike dhe patjetër ju duhet ta bëni një pjesë të pandashme mjaltin.

Më poshtë po rendisim 8 cilësi të mjaltit që mund të përmirësojnë shëndetin dhe humorin tuaj:

ENERGJI: Një studim amerikan dëshmon se, në ndryshim me karbohidratet e tjera, mjalti nuk shkakton rënie të sheqerit në gjak. Për më tepër, mund të përmirësojë fuqinë dhe shpejtësinë tek ata që merren me sport. Mjalti është një ushqim i dobishëm për ata që praktikojnë aktivitetin fizik.

YNDYRNAT: Të marrësh një lugë mjaltë para se të shkosh të flesh, mund të ndihmojë në djegien e yndyrnave të trupit, duke qenë se është i aftë të nxisë metabolizmin dhe të ulë hormonet e stresit.

PLAGËT DHE TË PRERAT E LËKURËS: Mjalti ka cilësi antibiotike shumë të mrekullueshme. Nëse aplikohet në vendin ku jeni lënduar, mund të shpejtojë shërimin e plagës.

KOLLA: 2 lugë mjaltë 30 minuta para se të shkoni të flini, mund të lehtësojë kollën e natës, duke bërë të flini më mirë.

TË VJELLAT: Nëse përzihet me limonin, mjalti është një kurë shumë e mirë kundër të vjellave. Këshillohet veçanërisht për gratë shtatzëna.

ZBOKTHI: Cilësitë antibakteriale dhe antifungiale të mjaltit, e bëjnë një kurë të shkëlqyer kundër zbokthit dhe lëkurës së acaruar. Aplikoni në kokë mjaltë të tretur në ujë të vakët, duke e shoqëruar me masazhe dhe duke e lënë për 3o minuta.

PAGJUMËSIA:  Nëse përzieni mjaltin me kripën e Himalajeve, mund të keni një  gjumë të thellë. Një kurë e tillë, ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, duke bërë që të flini më lehtë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads