Home Kronika e zezë Vrau gjyshin me plumb në kokë/ Arrestohen edhe 3 persona të tjerë

Vrau gjyshin me plumb në kokë/ Arrestohen edhe 3 persona të tjerë

130
0
SHARE

Janë bërë të njohura detaje të reja pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Vlorë, ku nipi vrau me plumb në kokë gjyshin e tij dhe deklaroi fillimisht se ishte grabitje.

Policia ka zbardhur ngjarjen që ishte krejt ndryshe nga sa e tha në fillim i riu, pasi në fund ai pranoi vetë se e kishte vrarë pas një sherri.

Në pranga është vënë nipi i viktimës Vangjel Kapllani dhe tre persona të tjerë. “Ata dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes”- thotë policia.

Në pranga u vunë shtetasit L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Njoftimi i policisë

Arrestohet autori i dyshuar (nipi i viktimës), ndalohen në flagrancë edhe 3 persona të tjerë.

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku i moshuari 69-vjeçar u dërgua në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, me pretendimin se u gjet i gjakosur nga nipi i tij, bëjmë me dije se:

Policia e Vlorës pas hetimeve intensive, ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i krimit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit.

Gjithashtu, shërbimet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, tip pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur në një pusetë afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes, shtetasit L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of