Ballina Jetë Video/Njeriu që të heq dhimbjen e kokës në 2 minuta

Video/Njeriu që të heq dhimbjen e kokës në 2 minuta

274
0
SHPËRNDAJE

Një përdorues i YouTube ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në internet një metodë të pazakontë për të hequr dhimbjen e kokës ose migrenën dhe ajo që e bën edhe më të pazakontë është fakti se shumë ndjekës të tij betohen se kjo metodë funksionon.

Kamil, i cili poston në kanalin e tij në YouTube të quajtur Kamil’s View, thotë se mund të shërojë dhimbjen në dy minuta, duke të të bërë vetëm 3 pyetje.

Në videon e tij, e cila është parë rreth 3.7 milionë herë, Kamil thotë: “Do të të bëj disa pyetje dhe do t’i përsëris ato disa herë. Sa herë që të bëj pyetjen dua që ta mendosh atë seriozisht dhe të përgjigjesh”.

Pasi e instrukton shikuesin që të mendojë për dhimbjen e kokës ai pyet: Ku ndodhet dhimbja e kokës? Çfarë ngjyre ka? dhe Çfarë forme ka?

 

 

Pasi i përsërit këto pyetje 4 herë, ai thotë se tashmë dhimbja e kokës duhet të ketë ikur.

Komentet poshtë kësaj video janë të shumta, por ato kanë një të përbashkët, që kjo metodë funksionon.

Duke shpjeguar sesi funksionon, në një tjetër video Kamil thotë se pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës krijohen nga vetë njeriu, nga vetë mendja e tij.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments