Ballina Lajme Botë Video/ Momenti i arrestimit të 2 shqiptarëve në Greqi: “Do të shihemi...

Video/ Momenti i arrestimit të 2 shqiptarëve në Greqi: “Do të shihemi në arratisjen e radhës”

335
0
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar momentet kur policia arreston dy shqiptarët e arratisur nga automjeti i burgjeve. Juliano Halili dhe Alfons Ndoci u kapën ditën e premte në një apartament në zonën e Filadelfia e Re.

Gjatë një operacioni të befasishëm, më shumë se 10 efektivë policie ndërhynë në apartamentin ku qëndronin shqiptarët e arratisur. Ata thyenë derën dhe kapën në flagrancë të dënuarit. Juliano Halili dhe Alfons Ndoci u arrestuan pa bërë rezistencë. Mediat greke kanë shkuar në lagjen ku fshiheshin shqiptarët. Fqinjët shpjeguan se policia u tha që të qëndronin brenda shtëpive, përpara se të niste aksioni. Kamerat e televizioneve greke filmuan mometin kur Alfons Ndoci po dërgohej në një qeli paraburgimi. Ai bëri dhe një paralajmërim: “Do të shihemi në arratisjen e radhës”.

 

Juliano Halili dhe Alfons Ndoci dy ditë më parë u arratisën nga automjeti i burgut në portin e Pireut, që po i transferonte për në burgun e ishullit të Kretës. Sapo mjeti ndaloi për të hipur në traget, 4 prej të burgosurve shqiptarë mundën t’i shpëtonin policisë. Dy prej tyre u kapën brenda pak minutave, kurse Ndoci dhe Halili u arratisën me ndihmën edhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm.

Juliano Halili 35 vjeç, që njihet ndryshe me emrin “Niko”, është i dënuar me burgim të përjetshëm. Në vitin 2011, ai vrau Felim Mezain dhe djalin 3-vjeçar të këtij të fundit. Kurse Alfons Ndoci është i dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe trafik droge. Tashmë ata do të dalin sërish para gjykatës greke, ku përballen me akuzën e arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments