Home Fun Video / Majmunët pijnë alkool, sjelljet e tyre si të dehur do...

Video / Majmunët pijnë alkool, sjelljet e tyre si të dehur do ju shkrijnë së qeshuri

286
0
SHARE

Disa lloje të majmunëve ndajnë zakone të caktuara me njerëzit, siç është shija për pije alkoolike dhe kjo nuk është një mit, të paktën jo në ishullin e San Cristobal, në Karaibe, majmunët vizitojnë bare në plazh për të vjedhur këtë pije dhe për t’u dehur.

BBC ka treguar një video ku mund të shihni sjelljen e këtyre kafshëve të këndshme dhe sigurisht se si përfundojnë pas “party-t”. Por, këta majmunë nuk janë vendas në ishull, kanë ardhur si kafshë shtëpiake me skllevër afrikanë në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe janë përshtatur aq shumë sa kanë fituar edhe këto zakone.

Një hetim, i cili studioi 1000 majmunë dhe zakonet e tyre të pirjes, zbuloi se sjellja e tyre është shumë e ngjashme me atë të njerëzve. Në fund të “party-t”, majmunët përfundojnë duke luftuar, duke thyer xhamat, duke hedhur tavolina ose duke u shtrirë mbi ta dhe në plazh.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of