ShowBiz

‘Vetëm një herë në jetë kam dashuruar” Flori Mumajesi hap zemrën

Kantautori Flori Mumajesi prezantoi dje këngën pjesëmarrëse te “Kënga Magjike”. Projekti mban titullin ‘Plas” dhe është një baladë mjaft e ndjerë, e cila është pëlqyer nga publiku.

Gjatë mini-intervistës që bëri para se të niste të këndonte te ‘E diela Shqiptare’ ai zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale. “Më është thyer besimi nga shumë njerëz që kam takuar rrugës. Tani kam vendosur mure të forta, por vazhdoj dua megjithëse më është thyer besimi”, tregoi Flori.

Këngëtari tha po ashtu se gjatë jetës së tij ka dashuruar vetëm një herë. “Po, kam rënë në dashuri vetëm një herë dhe njeriu një herë dashuron vërtetë në jetë”,- u shpreh Flori.
Kujtojmë që një nga romancat për të cilat Flori është përfolur më së shumti është ajo me Elvana Gjatën, mirëpo asnjë prej tyre nuk e ka pranuar lidhjen. Ndërsa theksoi se këngët e tij nuk janë dedikime për këtë të fundit.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads