Home Ballina Veseli thotë se mori përkrahjen e japonezëve

Veseli thotë se mori përkrahjen e japonezëve

27
0
SHARE

Kryeparlamentari Kadri Veseli, zhvilloi takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin japonez, Ëakamiya Kenji.

Siç njofton Zyra e Veselit, në takim u bisedua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë zgjerimin e tyre.

Kryeparlamentari Veseli bëri një ekspoze të përgjithshme të raporteve ndërkombëtare të Kosovës dhe vizionin që ndjek Kosova në raport me rajonin dhe integrimet euro-atlantike.

“Z. Kenji nga ana e tij, potencoi qëndrimin konsistent të shtetit japonez në mbështetje të synimeve ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Veseli ka folur edhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe me këtë rast kërkoi që Japonia të mbështesë këtë proces.

Kenji theksoi se prezenca e Kosovës në këto organizata është në dobi të të gjithëve.

“Ne ju kemi njohur ndër të parët, duam të kemi marrëdhënie praktike mes dy vendeve tona dhe është në duart tona që kjo të ndodhë”, citohet të ketë thënë zyrtari japonez. /Express/

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of