Ballina, Kosovë, Lajme

Veseli: Mijëra të rinj po i bashkohen PDK-së për “Dekadën e Re”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka diskutuar për procesin zgjedhor që po zhvillohet aktualisht, në Rininë Demokratike të Kosovës, proceset e brendshme në PDK si dhe vizionin e Dekadës së re.

Veseli tha se angazhimi i të rinjve, të edukuar, të përgjegjshëm dhe që e duan shtetin e tyre të ecë përpara, është shpirti i dekadës se re, është filozofia e shtetit të Kosovës.

“Vizioni i Dekadës se Re po shtrihet gjithandej Kosovës. Falënderoj mbi 20 mijë të rinj, vajza dhe djem, që deri më tani kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të nëndegëve të Rinisë Demokratike në çdo komunë të Kosovës. Unë kam ndjekë nga afër shumë kuvende zgjedhore, dhe si asnjëherë më parë, ka pasur një angazhim entuziast e të sinqertë për të ndërtuar strukturat e reja rinore”, tha Veseli.

Ai tha se procesi zgjedhor i Rinisë Demokratike do të përfundojë në fund të qershorit.

“Përfundimi i procesit zgjedhor nëpër nëndegët e rinisë të Partisë Demokratike të Kosovës, i hapë rrugë zgjedhjeve rinore nëpër degë. Ky proces do të fillojë nga nesër, në rreth 1100 degë, për të përfunduar në fund të qershorit në Konventën Rinore. Rinia ka qenë shtyllë e vendit, bartëse e proceseve më të mëdha, lirisë dhe pavarësisë”, ka theksuar Veseli, dhe ka shtuar se Kosova është vend i rinisë.

“Qytetarët kanë besuar dhe besojnë se është PDK-ja, filozofia e saj politike, që ndryshon gjendjen në çdo sektor. Dhe ne e ndjejmë shumë këtë peshë të besimit. Duke e ndjerë këtë, ne e dimë që është koha edhe PDK të ndryshojë. Të hapët edhe më shumë për çdo individ, çdo profesion, për ata që angazhimin politik e shohin si mision për vendin e jo për vetën e tyre”, tha ai.

“Në këtë frymë, pas përfundimit të procesit zgjedhor për rininë, ne do të hyjmë gradualisht në procesin zgjedhor për strukturat drejtuese të PDK-së në nivel vendi, proces ky që do të përfundojë në vjeshtë. Si bartës i këtij procesi, dëshiroj të theksoj përkushtimin dhe vendosmërinë e secilit anëtar për një proces shumë transparent, një proces të ballafaqimit të ideve e planeve për vendin, në frymën e bashkëpunimit dhe dëshirës për të zhvilluar edhe më shumë Kosovën”, theksoi kryetari i PDK-së.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads