Home Shendetesi Vera po afron! Si të kujdeseni për lëkurën!

Vera po afron! Si të kujdeseni për lëkurën!

19
0
SHARE

Stina e verës gjithmonë ka një impakt si pozitiv po ashtu edhe negativ në lëkurën tonë.

Nxehtësia, ndotja e ajrit dhe shumë faktorë të tjerë i japin lëkurës tuaj një pamje shumë të lodhur gjatë verës. Por për ta mbajtur lëkurën tuaj të sigurtë duhet të ndiqni patjetër këto 5 rregulla.

Gjithmonë aplikoni një krem dielli
Ky është një nga hapat kryesorë për verën. Duhet të blini patjetër një krem të mirë dielli me mbrojtje të lartë, SPF 30. Duhet ta aplikoni 15 minuta përpara se të dilni në diell.

Duhet të bëni një pastrim të lëkurës nga mbetjet toksike të ‘make-up’-it
Gjatë verës duhet të përdorni sa më pak ‘make-up’ dhe duhet të bëni maska të ndryshme në kushte shtëpie për lëkurën.

Përdorni produkte që janë miqësore me stinën e verës
Duhet të zëvendësoni produktet e dimrit me ato të verës. Përshembull në vend të një kremi duhet të përdorni një masë në formën e xhelit për fytyrën.

Pini sa më shumë ujë
Duhet të pini të paktën 7-8 gota me ujë gjatë ditës. Do të hidratojë lëkurën dhe do i jap freski trupit tuaj.

Hidratoni trupin
Duhet të përdorni locione me përbërje frutash dhe xhel me bazë uji për fytyrën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here