Ballina ShowBiz Vendosja e Kosovës në hartat botërore – përplasja e radhës mes Rita...

Vendosja e Kosovës në hartat botërore – përplasja e radhës mes Rita Orës dhe Dua Lipës

319
0
SHPËRNDAJE

Kosova ka qenë përplasja e radhës nga distanca mes dy artisteve të famshme në botë me prejardhje nga Prishtina. Rita Ora dhe Dua Lipa kanë shfaqur sërish inatet mes vete. Këtë herë ato përmes instagramit janë shtyrë se cila e ka vendosur shtetin tonë në hartat botërore

Të dyja janë krenare për vendin e tyre të origjinës, por asnjëra nuk e përkrahë njëra-tjetrën përkundër prejardhjes së njëjtë. Rita Ora dhe Dua Lipa edhe këtë fundjavë kanë dëshmuar se kanë inate mes vetë.

Ato kanë nisur një luftë virtuale nga distanca për të marrë fronin e ambasadores së vendit tonë.

Megjithatë Rita Ora e ka këtë emër edhe zyrtarisht, të dekoruar nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga, qysh në vitin 2015.

E këtë moment e ka kujtuar 27 vjecarja, të dielën. Por, duket se kishte një shkas. Krijuesja e hiteve “RIP”, “Anyëherë”, “Your Song” etj., i replikoi, artistes së re me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa që me “New Rules” hyri në histori të YouTube për klikime.

“Përgjithmonë do të ndihem e nderuar dhe e priviligjuar që mbajë titullin e këngëtares së parë nga Kosova që vendosi shtetin tonë të bukur dhe të plotë dashuri në hartë”, ka shkruar Rita të dielën, derisa ka publikuar fotografitë nga momenti i dekorimit.

“Do të vazhdojë ta mbaj me krenari titullin e Ambasadores dhe mezi pres që Kosova të evuluojë dhe të gjendet çdokënd, ashtu siç e meriton”, ka shtuar ajo.

E pak orë para këtij postimi, Lipa që aktualisht po shijon suksesin e hitit “One Kiss” në bashkëpunim me ish të dashurin Oras Calvin Harris, kishte pohuar se babai i saj Dukagjin Lipa është meritor i vendosjes së Kosovës në hartatat e globit.

Ajo sikur kishte harruar se tashmë Kosova ndodhej në hartën kulturore, për të cilën fliste, shkruan Gazeta Express.

22 vjecarja e kishte fjalën për festivalin që ish-vokalisti i grupit “ODA” po organizon për herë të dytë në Prishtinë, në të cilin do të përformojë edhe Dua Lipa, sikurse ndodhi edhe para dy vitesh.

“Babai im pati një ide që të krijojë një festival me artistë ndërkombëtarë dhe vendosë që do ta ndihmojë ta vendosë Kosovën në hartë”, shkroi Dua në instagram, duke shpërndarë njoftimin e festivalit që mbahet në gusht në Gërmi, ku përveç saj priten të përformojnë edhe artistë tjerë të famshëm në botë.

Historia e përplasjeve mes Dua Lipës dhe Rita Orës ka muaj që diskutohet në faqet e mediave rozë, përveç në Kosovë edhe në Britani dhe SHBA.

E gjithçka u duke se u konfirmua në shkurt të këtij viti, kur Dua Lipa postoi një imazh të personazhit filmik “Borat” si ironizimim me veshjen që Rita Ora pati në koncertin e saj më 17 shkurt në Prishtinë. Për këtë pati raportuar edhe “The Guardian”.

“Edhe pse Dua Lipa e lindur në Britani të Madhe nga prindër që e kanë lënë Kosovën në vitet 90’të ishte këngëtarja më e dëgjuar në vitin 2017, është Rita Ora ajo që është bërë pop simboli më i madh i qytetit (Prishtinës)”, thoshte prestigjiozja britanike në një artikull të saj.

Rita Ora që për momentin është duke promovuar projektin e saj “Girls”, bashkëpunim i katër këngëtarëve femra me famë në botë, përfshirë edhe shqiptaren Bebe Rexha, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, në shkrut të këtij viti tha se i gëzohet suksesit të Duas.

Por, ajo i ishte shmangur pyetjes nëse do t’i shohim në bashkëpunim tri shqiptaret e famshme. Por pak muaj pas, e solli projektin “Girls” me Bebe Rexhen. Natyrisht, pa Duan.

Por, përveç Rita Orës dhe Dua Lipës, një tjetër kosovare po shijon suksesin në botë, ndërkohë që nuk mban inat me asnjërën prej kolegeve të saj.

Era Istrefi që shpërtheu kudo me hitin “Bon Bon” kohë pas kohe ka treguar se pëlqen të dy bashkëkombëset e saj, edhe Ritan edhe Duan.

Derisa dy të fundit po përplasen me njëra tjetrën, zëri i Erës së lindur e të rritur në Prishtinë po dëgjohet në secilin stadium të Rusisë, pasi ajo bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith janë përzgjedhur për të përformuar himnin e kampionatit të sivjetmë botërorë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments