Ballina Lajme Kosovë Vdes një person pasi bie nga ndërtesa në Fushë Kosovë

Vdes një person pasi bie nga ndërtesa në Fushë Kosovë

354
0
SHPËRNDAJE

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga një objekt në të cilin ishte duke punuar.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 7:30 kemi marre informacionin se në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Borovci.
“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka inicuar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, tha Agron Borovci.

Viktima mesohet te jete nje i ri nga Komuna e Drenasit me iniciale V.B.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments