Ballina Lajme Kosovë Vajza e Ramiz Lladrovcit reagon pasi iu thye vetura

Vajza e Ramiz Lladrovcit reagon pasi iu thye vetura

300
0
SHPËRNDAJE

Kosovare Lladrovci, vajza e kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaroi sot se kjo nuk është hera e që nga persona ende të panjohur po i dëmtohet vetura.

Ajo për T7 ka deklaruar se është hera e dytë që brenda këtij viti po iu dëmtohet vetura. Ajo beson se organet e drejtësisë do ta zbulojnë rastin se shpejti.

E pyetur nëse la dyshime tek dikush ajo tha se nuk e di se kush ia ka thyer veturën dhe se nëse kjo ka ndikuar si pasojë e debatit te fundit të babit të saj me hoxhën e Drenasit, Mulla Osmanin. Ajo tha se e ka dëgjuar atë se çfarë ka ndodhur mbrëmë por thotë se nuk e di nëse kjo mund të jetë arsyeja e sulmit.

E policia po i vazhdon hetimet rreth kësaj çështjeje.

“Rreth orës 12:00të ditës së sotme, policia ka marrë informacionin se një veturë e tipit Golf 6 është thyer. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po i vazhdon hetimet”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments