Ballina, Kosovë, Lajme

Ushtrimi “Shqiponja 6” e FSK-së sjell në Kosovë ushtritë e 12 shteteve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se në fillim të muajit maj në Kosovë do të mbahet ushtrimi ‘Shqiponja 6’.

Ai ka thënë se pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake.

“Këtë vit jemi pjesë e 11 ushtrimeve fushore që do të ndodhin në rajon dhe më gjerë. Ajo që është më e rëndësishmja, në fillim të muajit maj në Kosovë do ta kemi ushtrimin ‘Shqiponja 6’”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se është hera e parë që ky ushtrim nuk do të jetë nacional, por internacional.

“Pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake. Natyrisht se për këtë ushtrim i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet me partnerët tanë, ndërsa tani e presim zbatimin e këtij ushtrimi”, ka shtuar Rama, duke shtuar se FSK-ja merr pjesë edhe në shumë ushtrime të përbashkëta, qofshin ato rajonale apo globale.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads