Ballina, Lajme

USHTRIA E KOSOVËS DO TË PAISJET ME 250 AUTOBLINDA NGA AMERIKA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli ka folur edhe për pajisjet ushtarake të dhuruara për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar për Blic Interview se ato janë në rrugëtim por nuk ka specifikuar një datë të saktë.

“Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, do të marrë disa vite, të jemi korrekt, për vet faktin se do të zgjerohen kapacitetet”.

Ai ka treguar se në ushtrinë aktive do të jenë pjesëmarrës rreth 5 mijë forca të armatosura.

“Tanimë në ushtrinë aktive do të jenë 5-mijë forca të armatosura, do të ketë pajisje. Kemi filluar pajisjet, të cilat janë mjete të blinduara. Do të ketë armatime. Armatime të cilat janë për doktrinën tonë të mbrojtjes të cilën e ka Republika e Kosovës. S’do të jetë doktrinë agresive, por doktrinë e partneritetit, është doktrinë e fqinjësisë së mirë, është doktrinë e kryerjes së obligimeve Kosova me partnerët ndërkombëtarë në fushën globale të sigurisë”.

Sa i përket mjeteve të blinduara me të cilat ka dalur në forografi, ai ka cekur se rreth 250 mjete të blindura do t’i ketë Kosova.

“Sa isha atje, më pyetnin ‘Kryetar mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ato janë duke ardhur në Kosovë. Kosova, Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara të tilla. Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe më defensive, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore”, ka thënë

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads