Home Receta Gatimi Ushqimi i djegës: Afrodiziak për meshkujt

Ushqimi i djegës: Afrodiziak për meshkujt

228
0
SHARE

Kemi dëgjuar shpesh për afrodiziakët, të cilët rrisin dëshirën seksuale te njerëzit, si për shembull: luleshtrydhet, bananet, kafja, etj. Ju gjithashtu njihnit përbërësit siç janë hudhra, speci djegës, uasabi, apo xhenxhefili, që i japin djegësinë ushqimit.

Erëzat dhe ushqimi me erëza përdoren në kuzhinë dhe për qëllime mjekësore në të gjithë kontinentet.

Por a e dinit që meshkujt, që konsumojnë ushqim djegës kanë nivel të lartë testosteroni?
Ky ka qenë zbulimi i shkencëtarëve nga Universiteti i “Grenoble”, të cilët studiuan përmbajtjen e ushqimeve pikante dhe nivelin e hormoneve. Në një shkrim për të përditshmen prestigjioze “The Telegraph”, është sqaruar se këto rezultate janë në përputhje me studimin e një sërë sjelljesh tek meshkujt. Në studim morën pjesë 114 burra të moshës 18 deri 44-vjeç.

Ata provuan ushqime pikante dhe rezultatet treguan se, ata që konsumuan nivele të larta ushqimi djegës, kishin nivel të lartë testosteroni. Hormoni i testosteronit luan një rol të rëndësishëm tek meshkujt, ai kontrollon rritjen, zhvillimin dhe sundon mbi vrullin e tij seksual.
Ushqimi djegës, po ashtu ndihmon në humbjen e peshës, parandalon kancerin, ul presionin e gjakut, mbron zemrën si dhe ndihmon në uljen e stresit.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of