Futboll, Sport

Unitedi dhe Arsenali pas talentit gjerman

Manchester Unitedi dhe Arsenali janë duke e monitoruar mesfushorin e Hertha Berlinit, Arne Maier.

19-vjeçari është krahasuar me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, dhe pritet që shumë shpejtë të marrë ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.

Hertha e vlerëson lojtarin për 20 milionë euro, mirëpo mund ta kërkojë dyfishin e çmimit për shkak të moshës së re të lojtarit.

Në këtë stinor ai ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat për klubin gjerman.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads