Lajme

U sekuestrohet pasuria dy prizrenasve që mashtruan 327 të rinj me viza punë në Gjermani

Prokuroria e Prizrenit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ka ngrirë dhe sekuestruar pasurinë e fituar nga mashtrimi me 900 mijë eurosh me viza, nga dy persona në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Prizrenasi Flamur Hoxha dhe partneri i tij Besim Rexhajt mashtruan 327 të rinj nga e gjithë Kosova, duke u premtuar atyre viza pune në Gjermani. Sipas aktakuzës, dyshohet se këta dy kanë zhvatur nga këta të rinj plot 889.500 euro para të gatshme.

Sipas Komunikatës së Prokurorisë, janë sekuestruar: Shtëpia e cila gjendet në ngastrën kadastrale nr. 7148-15 në Prizren, Banesa në sipërfaqe prej 82.50 m² në Prizren, Dy garazhda në sipërfaqe prej 28 m²; Veturë “BMË M3” ;Veturë “Volksëagen Polo” viti i prodhimit 2010. Shuma totale e asteteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast kap shifrën rreth 400.000 euro.

Në fund të trajnimit kandidatët siguroheshin se do punësoheshin në Gjermani nëpërmjet një agjencie tjetër ndërmjetësuese MNP Personal Leasing. Këtë të fundit e menaxhonte partneri në biznes i Flamur Hoxhës, Besim Rexhaj. Asnjë nga studentët nuk kishin fituar vizat e punës në Gjermani.

Që të dytë këta janë në paraburgim, pas ndaj tyre është ngritur aktakuzë për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 dhe nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 31 dhe nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Express

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads