Ballina, Futboll, Sport

U kënaq Xherdan Shaqiri!

Xherdan Shaqiri po kalon momente magjike në Liverpool.

Dhe, futbollisti kosovar thotë se për momentin është duke e bërë futbollin më të mirë në karrierë.

Përfaqësuesi zviceran ishte transferuar në “Anfield Road” me kërkesën e trajnerit Jurgen Klopp gjatë verës 2018 për afro 15 milionë euro.

Në atë kohë, tifozët e Liverpoolit i kishin dyshimet e tyre, por 27 vjeçari iu tregoi të gjithëve se sa vlen brenda pak muajve.

Ai e ka fituar besimin e tifozëve të gjigantit anglez, ndërsa konsiderohet si përforcimi më i qëlluar i “Reds” i këtij edicioni.

Ai ka shënuar 6 gola, ndërsa u bë hero me dy golat e shënuar në derbi me Manchester Unitedin.

“Jam i dëshiruar me këtë vend, jam i lumtur që jam këtu. Ju mund ta shihni këtë në fushë. Jam mjaft i lumtur dhe po luaj me besim të madh. Ndoshta po e bëj futbollin më të mirë që kur merrem me këtë sport”, ka thënë Shaqiri për “Evening Standard”.

“Jam mjaft i lumtur këtu dhe i lumtur që mund ta ndihmoj ekipin, që klubi të jetë i suksesshëm”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran.

Shaqiri e ndihmoi Liverpoolin të udhëheq në Premierligë, ndërsa ekipi nga “Anfield Road” i ka kaluar 20 ndeshje pa pësuar humbje në Premierligë këtë edicion”, përfundoi Shaqiri.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads