Home Sport Tyson Fury thotë se do t’i fundos dy kampionë bote brena këtij...

Tyson Fury thotë se do t’i fundos dy kampionë bote brena këtij viti

11
0
SHARE

Boksieri britanik Tyson Fury po përgatitet intesivisht për t’u rikthyer sërish në ring në pranverën e këtij viti, për të zhvilluar revanshin me Deontay Wilder, pasi sfida e parë mes tyre u mbyll në barazim.

Ish-kampioni i botës kërkon që të kompletojë atë që pat nisur në dhjetor, por që sipas tij gjyqtarët e pengun ta marrë, titullin kampion bote në kategorinë WBC.

“Kam një mision këtë vit, të mund Wilder e Joshua. Të dy do të bien njëri pas tjetrit “KO” dhe do të marr titujt e tyre, duke u rikthyer kampion absolut bote. Njërin titull duhej ta kisha marrë që në dhjetor, por gjyqtarët i bënë një dhuratë Wilder. Por ka një revansh që do të zhvillohet dhe aty do të marr atë që më takon me të drejtë”, tha Fury.

“Pasi të kem mbyllur punë me Wilder do të jetë radha e Joshua. Meqë Joshua e kërkon me çdo kusht titullin e kategorisë WBC do të jem unë ai që do t’ia jap atë shans për ta fituar atë titull. Do të jetë një duel britanikësh që do ta mbajnë mend të gjithë, ku do të shohin një xhongler si Joshua që do të rrëzohet turpshëm. Ju premtoj, ky do të jetë viti im”.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of