Basketboll, Sport

Tyquan Bitting largohet nga Rahoveci

KB Rahoveci ka bërë të ditur se basketbollisti Tyquan Bitting nuk do të jetë më pjesë e ‘Vreshtarëve’.

Qendra amerikanë i ishte bashkuar kësaj skuadre në janar dhe ka regjistruar katër paraqitje, ndërsa përmes një  njoftimi klubi ka njoftuar se ai nuk do të luajë më për Rahovecin.

“Me marrëveshje dypalëshe, KB Rahoveci ka shkëputur bashkëpunimin me qendrën amerikane, Tyquan Bitting”.

“Ky i fundit është bashkuar me skuadrën tonë në janar, ndërsa ka zhvilluar katër ndeshje”.

“Bordi i KB Rahoveci e falënderon për angazhimin dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, thuhet në një njoftim të klubit në Facebook.

Kujtojmë se ditë më parë, Rahoveci e transferoi Mark Williams, i cili në gjysmën e parë të sezonit zhvilloi 10 ndeshje me KB Trepçën. Ai pritet të debutojë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, të enjten në palestrën “Minatori”.

Rahoveci është i treti në tabelë me 30 pikë, nga 11 fitore dhe tetë humbje të arritura në 19 ndeshje të zhvilluara.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads