Ballina, Kosovë, Lajme

Turqia përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Ambasada e Turqisë në Kosovë e ka quajtur të drejtë sovrane formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në një komunikatë të ambasadës së Turqisë thuhet se deklaratat nga autoritetet kosovare janë të përshtatshme pasi që procesi i transformimit të FSK-së do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe në koordinim me NATO-n.

Deklarata e plotë:

Deklarata e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë në lidhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018 për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do e mbështesë vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads