Home Botë Turqia fiton vetëm në 8 muaj 1.4 miliardë dollarë nga eksportet e...

Turqia fiton vetëm në 8 muaj 1.4 miliardë dollarë nga eksportet e lajthive

86
0
SHARE

Turqia shiti jashtë vendit mbi 215,000 ton lajthi në 8 muajt e parë të sezonit të eksportit, duke fituar të ardhura prej 1.36 miliardë dollarësh, tha të mërkurën unioni kombëtar i eksportuesve të arrës dhe lajthisë.

Vëllimi i eksportit midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018 shënoi një rritje fitimesh prej 24.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi unioni i eksportuesve të lajthisë të rajonit të Detit të Zi.

Sipas statistikave të unionit, pavarësisht rritjes së volumit të fitimeve nga shitjet, eksportet ranë me 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.

Më shumë se 75 për qind e eksporteve të lajthive të Turqisë në këtë periudhë u bënë në vendet e BE-së, duke arritur në rreth 1 miliard dollarë.

Turqia eksportoi rreth 236,000 ton lajthi dhe fitoi 1,88 miliardë dollarë gjatë gjithë sezonit të eksportit 2016-2017.

Turqia është eksportuesi më i madh në botë i lajthive.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of