Home Ballina Trumpi viziton kufirin me Meksikën, përsërit kërcënimin për gjendje emergjente

Trumpi viziton kufirin me Meksikën, përsërit kërcënimin për gjendje emergjente

28
0
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përsëritur kërcënimin e tij për shpallje të emergjencës kombëtare nëse Kongresi nuk e miraton kërkesën e tij për financimin e ndërtimit të murit në kufi me Meksikën si pjesë e marrëveshjes për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Presidenti amerikan e vizitoi kufirin në Teksas gjatë ditës së njëzetë të mbylljes së pjesshme të qeverisë. Kjo vizitë po vlerësohet si përpjekje e tij për të fituar mbështetje publike për premtimin e tij të hershëm për murin pasi negociatat me demokratët kanë dështuar.

Përderisa po dilte nga Shtëpia e Bardhë, ai deklaroi para gazetarëve se do ta parapëlqente arritjen e një marrëveshjeje me Kongresin për ta përfunduar mbylljen e qeverisë, por tha se do t’i përdorë kompetencat për emergjencë në rast se nuk arrihet marrëveshja me Kongresin. “E kam të drejtën absolute për ta shpallur atë”, tha ai.

Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon të mbetet në fuqi edhe gjatë kësaj fundjave, ajo do të regjistrohet si mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Hera e fundit kur Trumpi e kishte vizituar kufirin me Meksikën ishte në mars të vitit të kaluar, kur i kishte inspektuar disa modele të murit pranë San Diegos, shkruan “The Guardian”

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of