Ballina, Botë

Trumpi e bën homazhin e fundit para arkivolit të ish-presidentit Bush

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij, Melanie, kanë bërë homazhe para arkivolit të ish-presidentit të ndjerë, George H.W. Bush. Ai i bëri një vizitë të shkurtër vendit ku po ruhet arkivoli i Bushit, ku qytetarët mund të bëjnë homazhe deri nesër.

Ndonëse presidenti amerikan ka pasur përplasje me familjen Bush në të kaluarën, ai nuk pritet të mungojë në procesin e varrimit. Ish-presidenti Bush do të varroset pranë varrit të gruas së tij, Barbaras. Kufoma e tij është transportuar më herët nga Teksasi, duke u nderuar me 21 qitje pushkësh. Ndërkohë, aeroplani me të cilin u transportua trupi i tij u emërtua përkohësisht “Special Air Mission 41”, në nderim të presidentit të 41-të.

George Bush ka shërbyer në postin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1989 deri në vitin 1993, ndërsa para kësaj kohe ka shërbyer edhe si zëvendëspresident. Në vitet e fundit të jetës së tij, ai u diagnostifikua me sëmundjen e Parkinsonit, ndërsa në prill të këtij viti ishte shtrirë në spital për shkak të një infektimi në gjak, shkruan “BBC”,

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads