Ballina Ballina Trump urdhëron Pentagonin të krijojë Ushtrinë Hapësinore të SHBA

Trump urdhëron Pentagonin të krijojë Ushtrinë Hapësinore të SHBA

258
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi, tha se po urdhëron Pentagonin të krijojë “forcat hapësinore”, si një degë e pavarur e shërbimeve ushtarake.

Dega e re e ushtrisë do të mbikëqyret nga kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Joseph Dunford-i. Trump-i tha se programi amerikan hapësinor ishte pezulluar si pasojë e politikës dhe rritjes së kostos, njofton CRI. Presidenti i ShBA-së njoftoi gjithashtu se po nënshkruan një direktivë të re mbi politikën hapësinore, e cila synon të reduktojë rrëmujën satelitore në kozmos.

Poltika e re bën thirrje për vendosjen e një mjedisi të sigurtë dhe të garantuar në orbitë, përballë shtimit të trafikut të satelitëve. Trump-i shtoi se ai udhëzon qeverinë e tij të inkurajojë industrinë komerciale të kozmosit, e cila është në lulëzim e sipër.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments