Home Ballina Trump pret në takim emirin e Katarit- tema e takimit është Irani

Trump pret në takim emirin e Katarit- tema e takimit është Irani

15
0
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë emirin e Katarit, Tamin bin Hamad al Thani pas një darke në nderim të tij të ofruar nga ministri amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin.

Sipas disa mediave amerikane, emiri mund të shërbejë si një urë lidhëse me Iranin, me të cilin ka marrëdhënie të mira, për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit për çështjen bërthamore.

Në fakt për shkak të marrëdhënieve të saj me Teheranin, Doha u izolua në rajonin e Gjirit nga ana e monarkive suite , që në verën e vitit 2017 kishin thyer marrëdhëniet diplomatike dhe kishin vendosur një bllokadë tokësore dhe ajrore ndaj Katarit.

Përveç vizitës në Shtëpinë e Barhdë, Al Thani ka në axhendë takime në Pentagon, me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo si dhe me komisionet e Forcave të Armatosura dhe Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of