Home Ballina Trump ishte pranues ndaj disa ofertave ruse gjatë fushatës

Trump ishte pranues ndaj disa ofertave ruse gjatë fushatës

44
0
SHARE

Është bërë publik raporti i Prokurorit Special, Rober Mueller, i cili ka hetuar lidhjet e mundshme të Rusisë në fushatën zgjedhore të Presidentin Donald Trump, shkruan Gazeta Express.

Raporti i Muellerit është publikuar i redaktuar nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA’së, William Barr, i cili së fundmi është bërë mburojë për Presidentin Trump.

Barr sot mbajti konferencë për raportin e përgatitur nga Prokurori Special, për dyshimet se presidenti amerikan u ndihmua nga Rusia gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Ndonëse Barr tha se Trump doli i pastër nga hetimet për lidhje me Rusinë, raporti i Muellerit vë në pah se Rusia i ka ofruar ndihmë për ta ndihmuar në fushatë.

“Hetimet e Mullerit kanë gjetur se “në disa instanca, fushata e Trumpit ishte e qasshme ndaj ofertave të Rusisë në zgjedhjet presidenciale”, thuhet në raport, shkruan The Guardian.

Prokurori i Përgjithshëm ka thënë se Trump nuk e ka penguar drejtësinë, mirëpo në të njëjtën kohë ai tha se “nuk është pajtuar me disa teori legale te Këshilltarit Special” për te arritur deri te konkluzioni se Trump i ka bërë obstruksion drejtësisë.

Barr ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë “bashkëpunoi plotësisht” me Mullerin gjatë hetimeve.

E përditshmja britanike “The Guardian”, shkruan se Prokurori i Përgjithshëm nuk po e thotë të vërtetën pasi Trump nuk pranoi të intervistohej.

Në konferencën për media, Barr ka thënë se në raportin e Muellerit janë 10 episode ku besohet se Trump e ka penguar drejtësinë. /Express/

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of