Ballina Sport Futboll Trajneri i Bale me Kombëtaren e Uellsit: Ai është lojtar i Manchester...

Trajneri i Bale me Kombëtaren e Uellsit: Ai është lojtar i Manchester Unitedit

279
0
SHPËRNDAJE

Gareth Bale është “lojtar i Manchester Unitedit” dhe do t’i ngazëllente përkrahësit në “Old Trafford” sikur Jose Mourinho ta nisë një ofensivë verore për ta sjellë sulmuesin e Real Madridit në Angli, sipas Ryan Giggisit.

Ish-ylli i Tottenhamit është lidhur ngushtë me një kthim në Angli tash e sa kohë por tani spekulimet për transferimin e tij në ishull janë intensifikuar si pasojë  paraqitjes së tij mbresëlënëse në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpooli, transmeton Gazeta Express.

Pasi ia fitoi Real Madridit titullin e tretë radhazi në Champions me dy golat e tij në fitoren 3-1 ndaj Liverpoolit, Bale zbuloi se do t’i vlerësojë opsionet gjatë verës në kërkim të paraqitjeve të plota çdo javë.

Unitedi do të ishte i gatshëm t’ia ofronte atij ato mundësi dhe Giggs –  cili tani është trajner i Bale me Uellsin – beson se transferimi i kushtueshëm mund të jetë i dobishëm për të gjitha palët e përfshira.

“Do të isha adhurues i lumtur i United, të jeni të sigurt [për transferimin e Bale]”, tha Giggs për South China Morning Post.

“Mendoj se ai është lojtar i Manchester United. Mendoj se tifozët do ta adhuronin. Adhuruesit do ta admironin por, sic kam thënë, ai është në një klub ku e ka fituar Ligën e Kampionëve tri herë, prandaj pse të largohet?” shtoi legjenda e Djajve të kuq.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments