Home Kronika e zezë TRAGJIKE :Këto janë dy punëtoret e Bankës, që vdiqën mbrëmë në aksident

TRAGJIKE :Këto janë dy punëtoret e Bankës, që vdiqën mbrëmë në aksident

152
0
SHARE

Katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë përderisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit të punës, dyshohet se janë vetaksidentuar mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njëri prej të lënduarve është dërguar në intensivë, për pak pritet që edhe tjetri të dërgohet në këtë repart, dytë janë pa vetëdije, tha për Gazetën Express, Nerxhivane Halmimi , Specialiste e Mjekësisë Emergjente.

“Njëri ka shku në mjekim intensiv dhe tjeri për intensive do të dërgohet, dyt janë pavetëdije në gjendje të rëndë”, tha doktoresha.

Mësohet se dy të lënduarit janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.

“Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of