Futboll, Sport

Toni Kroos mbetet objektivi kryesor i Manchester United, edhe katër emra në listë

Manchester United janë vënë seriozisht në kërkim të një mesfushori me peshë për afatin kalimtar veror. 

Largimi i Paul Pogbas, duket në horizont, dhe marrëdhëniet  me trajnerin Jose Mourinho, duken gjithmonë më të këqija.

Në krye të listës është Toni Kroos i Real Madridit, i cili pëlqehet tej mase nga Mourinho.

Por duket që mbretërit nuk do ta lirojnë lojtarin.

Sipas Independent, Mourinho ka një listë me emra nëse Kroos dështon.

Jorginho i Napolit, Fred i Shakhtar Donetsk, Julian Weigl i Borussia Dortmund’ dhe Carlos Soler i Valencias, janë lojtarët që mund të zbarkojnë në ‘Old Trafford’.

Secili nga ta do ta forconte padyshim skuadrën e Mourinhos.

Manchester United me gjasë do ta mbyll sezonin në tri vendet e para, por që duhen ende fitore deri në fund.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads