Yjet

‘TI MOHOVE ATËSINË, SI DO I PËRGJIGJESH DJALIT NESËR’ , REAGON MAJK PAS AKUZAVE TË MAJLINDËS

Që prej mbrëmjes së djeshme janë acaruar raportet mes Majkut dhe ish-partneres së tij
Majlindës me të cilën ka një djalë. Gjithçka nisi nga një koment i Majkut që e akuzonte
Majlindën se nuk e lë të shohë djalin.

I menjëhershëm ishte reagimi i Majlindës e cila në një postim në Instastory shprehej se Majk
as nuk i mbulon as nevojat financiare Roanit.

Nuk mbaroi me kaq dhe sot Majlinda postoi një status të gjatë ku sqaronte se ato që ka
thënë Majku nuk janë të vërteta.

Pas këtij statusi më në fund ka reaguar edhe reperi i cili nuk është marrë më me Majlindën,
por ka falenderuar fansat për mbështetjen.

“Faleminderit shume krejt ju qe me keni perkrah moralisht. Faleminderit prej zemres. Zoti ju
bekofte”, shkruan Majk.

“Djalin tim nuk me le ta shoh nena e vete vetem sepse jemi ndare, ti s’mund ta dish cfare
kam ne zemer e sa du ta kem afer”, ishte komenti i Majkut dje.

Dhe ky ishte statusi i Majlindës: “Asnjehere nuk kam dashur qe problemet ose shqetesimet ti
beje publike, aq me pak ato te cilat kane te bejne me Roanin, kam heshtur gjithmone ne lloj
lloj situate, por nuk do te hesht kesaj radhe kur dikush e perdor famen per te ” arsyetuar”
mosveprimet e duhura.

Nje person i cili e ul cdo femer pasi e perfundon lidhjen tregon me se miri se cfare ka ne
brendesi te tij. Nuk jam ketu per tu bere avokat i askujt , por vetem te them publikisht qe
kam force, guxim, dhe krenari te luftoj e t’i qendroj perballe te vertetes.
12/5/2018 ‘Ti mohove atësinë, si do i përgjigjesh djalit nesër’, reagon Majk pas akuzave të Majlindës.

Per mua Roani eshte bota ime, do te doja shume te ishte keshtu edhe per babin e tij, sepse
pikerisht jam une ajo qe ndarjen e kam pranuar si nje rrethane shume normale, por kjo nuk
do te thote qe e kam paramendu qe nje baba bilogjik dhe kete fryt i cili sot frymon dhe rritet
dhe e zbukuron jeten time cdo dite, do te behet ” vegel” per te thene te pa verteta.
Ky “serial” ka fillu me tendencen per ta mohuar atesine, pastaj per ta pranuar, dhe pastaj per
te dyten here per ti vene dileme kesaj te vertet! Nuk ka asnje qenie qe e pranon ndarjen
shume normale, por jo edhe tendencat e tilla per te me lenduar e thyer sa here qe i duhet
dikuj te beje lidhje tjeter, dhe pastaj kur te jete i lire te thote qe nana e ndalon me pa
femiun…

U pergjigjje para komentuesve, po si do i pergjigjesh ndergjegjes tende ose kur djali te rritet
e te pyet per te gjitha keto drama qe do mbesin deshmia me e mire ne internet? Ndoshta
edhe atehere fajin do e adreson te une, por shpresoj qe te troket ndergjegjja nje dite e per
hire te gjakut tend e asgje me shume, te mos i krijosh femiut tend pa rahati ne femijerine e tij.
Zoti do te na gjykoj secilin aq me shume ne kete rast mua si nane e ty si baba, e deri
atehere me mire te mos i arsyetohemi askuj, vetem vetes karshi Roanit. E une per kete do
jetoj shume e qete derisa edhe jeten jam e gatshme ta fal per TE. E ta permbush cdo
zbrazeti te tij, sado e veshtire te jete.

Njerezine dhe karieren kisha sygjeru ti mbash larg njera tjetres, sepse njera te sjell fame dhe
para, e tjetra te bene te jesh ky qe je e qe tregone qe brenda teje zgjohet nje ndergjegjje jo e
paster duke e arsyetuar veten permes postimeve.

Nëse asgjë më shumë nuk do të ndodhë, Roanit do t’ja shpjegoj që babai yt ka qenë një
këngëtar i famshëm dhe i suksesshëm, shumë i talentuar, sepse nuk do të di çfarë ti tregoj
më shumë. Kur të fillojë të flasë, do të bindesh që do ti dëgjojë këngët e tua, e do dëshmoj
që unë e vë në gjumë me këngët e tua, sepse është e vetmja afërsi që e ka me babin, e kjo
nuk është për fajin tim apo sepse unë dua kështu. Mos u merr me të pavërteta.
Tek e fundit mbylle këtë luftë përmes rrjeteve sociale, drejtësia do të përgjigjet edhe për
kërkesën tënde që don ta takosh djalin. Vetëm pak durim.”- ka shkruar Majlinda.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads