Kronika e zezë, Lajme, Shqipëri

“Themeloi OTR, ra në burg nga denoncimi i Noizyt dhe vdiq sapo u lirua”, i afërmi i Edmondit ka një thirrje

Me gjasë shumë e mbajnë mend hyrjen në tregun shqiptar të grupit “OTR”, i cili përbëhej nga djem të sapokthyer nga Anglia me dëshirën e madhe për të sjellë një frymë të re të Rap-it në skenën shqiptare.

Në mesin e këtyre të rinjve ishte edhe Edmond Nersadi, i njohur me emrin artistik si “Krimineli”. I riu nga Shkodra u fut fuqishëm në industrinë muzikore asokohe, e madje mori pjesë edhe në fstivale muzikore të tilla si “Top Fest”.

Edmondi ndërroi jetë në vitin 2011 dhe që atëherë askush nuk ka folur për të, por sot në redaksinë e JOQ Albania ka shkruar një i afërm i “Kriminelit”, i cili rrëfen përplasjen e të ndjerit me Noizyn.

Sipas të afërmit të Edmond Nersadit, ky i fundit u padit nga Noizy, i cili edhe pagoi një avokat që ta linte në burg.

I afërmi i Edmondit të ndjerë shkruan për JOQ Albania:

Përshëndetje! Vëllai im (e quaj vëlla nga afrimiteti me të), ka vdek dhe pata qejf me e kujtu për të gjithë ata që e kanë harruar.
Edmond Nersadi nga Shkodra emigroi që në moshë të re në Angli dhe aty filloi të shkruante vargjet e para për rrugën.
Pas 8 vitesh në Angli u kthye nga autoritetet britanike në Shqipni dhe filloi karrierën në muzikë dhe ka qenë një prej themeluesve të grupit “OTR” bashkë me J.R dhe Blazzer. Mirëpo kur doli një mixtape nga Noizy i titulluar “Mos Wanted”, ndodhi një përçarje mes Noizyt dhe grupit të OTR si: J.R, ‘Krimineli’, Blazer dhe Nice. Përçarja nisi midis J.R, Noizyt dhe ‘Kriminelit’ sepse Noizy donte që shokët e tij të ishin “ushtarë të OTR”.
Acarimi arriti deri aty sa Noizy është rrahur me shkop bejsbolli nga Krimineli.
Pas kësaj ‘Krimineli’ (Edmondi), u arrestua dhe kjo ndodhi sepse ishte Noizy ai që e denoncoi dhe pagoi një avokat vetëm që ta linin në burg.
Për këtë, ‘Krimineli’ bëri 6 muaj burg në Durrës dhe ndërroi jetë disa muaj pas lirimit nga një infarkt në zemër me datë 24 Prill 2011 dhe nuk ndodhet më mes familjes dhe shokëve.
Arrestimi i ‘Kriminelit’ çuditi jo pak publikun sepse Noizy dhe djemtë e OTR po arrinin kulmin e “karrierës” në ato vite. Që prej asaj dite e sot, Noizy quhet “i pabesë” dhe “tradhtar” nga disa djem që ishin pjesë e grupit. As J.R e as Noizy nuk janë më në grupin OTR pavarësisht se çfarë thonë dhe publiku kërkon që të tregohet e të zbardhet kjo histori e gjatë para mediave.
Vëllai ynë ‘Krimineli’ vërtet ka vdekur, por ai gjithmonë do të kujtohet për muzikën që solli me rrymën Rap & Hip Hop.
Këto janë edhe këngët e ‘Kriminelit’ të publikuara (këtu), dhe kënga “Para Gjykatës” i shpjegon pothuajse të gjitha gjërat!”

I afërmi i Edmondit, ka dërguar këngën “Non Stop” të ‘Kriminelit’, e vitit 2008, si një mesazh për të gjithë ata që e harruan dhe e braktisën atë. Ndërsa me insistim kërkon që gjithçka të zbardhet nga të gjallët që ‘Krimineli’ la pas.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads