Ballina, Kosovë, Lajme

Thaçi: Përgjigjuni pozitivisht ftesave të Gjykatës Speciale

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën e fund vitit me gazetarë, ka folur edhe për Gjykatën Speciale e cila ka filluar të thërrasë në intervistë disa prej ish pjesëtarëve të UCK-së.

Presidenti Thaçi tha se vet ka punuar që Kuvendi ta marrë vendimin për themelimin e kësaj Gjykate pasi që Kosova, siç tha ai, nuk ka çfarë të fshehë.

Ai tutje u bëri thirrje bashkëluftarëve që ftohet në intervistim që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave.

“Politika nuk duhet të humbë kohë sa i përket zhvillimeve te Gjykatës Speciale. E mbështes vendimin e Kuvendit te Kosovës, kam punuar që Kuvendi ta merr këtë vendim. Nuk kemi çfarë të fshehim. Lufta ka qenë e pastër, UÇK është e pastër.

Mesazhi im është që ti përgjigjen pozitivisht ftesave”, tha në mes tjerash Presidenti Thaçi.

Deri më tani për t’u intervistuar janë ftuar disa pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë këtu Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën, të njohur si Komandant Remi.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads