Lajme

THAÇI PËR MARRËVESHJEN ME SERBINË: UA KEMI BORXH FËMIJËVE TANË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë.

“Besoj shumë që pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë”, ka vlerësuar Thaçi.

“Derisa po përmbyllim dekadën e dytë të çlirimit, pashmangshëm duhet të reflektojmë për të arriturat, sfidat dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë pas fëmijëve tanë.

Unë jam shumë krenar për të arriturat tona si gjeneratë. Por, do të ishte e pafalshme, që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë.

Për më tepër, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë. Besoj shumë që pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë.

Kosova ka nevojë për këtë transformim. Për institucione më efektive, qeverisje që në qendër të vëmendjes ka reformat, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads