Ballina Ballina Thaçi në samitin e Brdo-Brijunit, takon liderët e rajonit

Thaçi në samitin e Brdo-Brijunit, takon liderët e rajonit

786
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po merr pjesë në takimin e liderëve rajonalë, në kuadër të procesit të Brdo – Brijunit që mbahet në Shkup.

Në këtë takim përveç përfaqësuesve të vendeve ballanik, i pranishëm është edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijun është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.

Thaçi, fillimisht ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e “Brdo Brijuni”, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, në Samitin e Brdo – Brijunit, po merr pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme,  Behgjet Pacolli, me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Gjatë qëndrimit të tij në punimet e këtij procesi Pacolli po diskuton me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse lidhur me zhvillimet në rajon, rrugën në procesin e integrimeve evropiane si dhe lidhur me zhvillimet e gjithëmbarshme ndërkombëtare.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments